Lideri i BDI-së dhe ish-përfaqësuesi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti ka publikuar një video ku ka ftuar të gjithë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, i paraparë më 17 shkurt.
“Të dashur vëllezër e motra, ju ftoj që të gjithë së bashku të marshojmë për ‘Drejtësi, jo politikë’”, thërret ai në videon e publikuar në Facebook.
“..,më 17 Shkurt 2026, ora 14:00 – Sheshi ‘Skënderbeu’, Prishtinë, në mbështetje të njerëzve që kontribuuan për liri e pavarësi të cilën e gëzojmë ne sot”.
Njëherësh, Platforma “Liria ka Emër”, që po e organizon këtë ngjarje, u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vjet.






