21.3 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Ahmeti flet nga përvoja në VV: Aty besojnë përnjëmend se gazetarët paguhen nga Serbia

- Advertisement -

Shpend Ahmeti që një kohë ishte anëtarë i VV-së në T7 në Pressing ka treguar nga përvoja e tij përsonale, në diskutime të ndryshme se si në Vetëvendosje provojnë njerëzit të gjejnë lidhje pas lidhje. Ai ka treguar se ekzistojnë grupe, që mendojnë njëmend se ka agjendë të Serbisë dhe para për gazetarët që kritikojnë. S’munden me pranu që kriktika është veç kritikë, ka shpjeguar mes tjerash ai.

‘Nuk po foli për individin, nuk po them Albini, nuk e di, por unë mendoj që ata pernime besojnë në ata që këto media e kanë një agjendë. Një njeri mundet me lu këtë lojë, por kur e ki një grup i cili mendon pernime, s’mundet krejt me shkru në të njëjtën kohë përfshirë edhe fansat e tyre me thanë ‘‘ky gazetar’’, ana nime besojnë që është një agjendë e një grupi të gazetarëve, disa prej tyre përnjemend besojnë se kjo është një agjendë e janë të paguar prej pareve të Serbisë. Pra beson që s’ka shanse me me kritiku mu veç qashtu, unë jam tu bë punë të mirë unë jam tu e çliru veriun, unë jam tu e bë këtë punë, këta po çohen qetash po më sulmojnë. Nuk mendoj që besojnë që kjo është veç kritikë e disa gazetarëve, mendojnë që është një grup organizum. Po e tham noshta pse kam qenë pjesë e diskutimeve të tilla, ku besohet ku mundohet me u gjet lidhjet’’.

Të ngjashme

Të fundit