Boksieri shqiptar Valon Ahmeti ka fituar meçin ndaj Mamuka Abduladze.
Ai arriti ta mposht Abduladzen, me nokaut në raundin e katërt.
Ndryshe në këtë galambrëmje që po mbahet në Audi Dome të Mynihut, në ring do të ngjiten edhe gjashtë boksierë të tjerë shqiptar – përballja kryesore pritet të jetë Robin Krasniqi me numrin një të Norvegjisë, Timur Nikarkhoev.
Lufta e Robin Krasniqit, Shefat Isufit dhe ajo e James Kraft do të transmetohen direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.