15.5 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Ahmeti e kritikon Kurtin për ftesën për darkë: Nuk diskutohet në kafe e restorante agjenda legjislative

- Advertisement -

Imri Ahmeti, sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, ka dhënë një intervistë për EO, ku ka folur për shumë tema, përfshirë ftesën e kryeministrit Albin Kurti për darkë.

Ahmeti, që është edhe kryetar i Lipjanit, e ka arsyetuar refuzimin e LDK-së për të darkuar me Kurtin. Sipas tij, agjenda legjislative nuk diskutohet në “kafe e restorante”

“Ftesa ka qenë që të diskutohet për agjendën legjislative. Agjendën legjislative e ndërton Kryesia e Kuvendit, të gjitha partitë politike kemi përfaqësues në Kryesi të Kuvendit dhe kjo nuk mund të bëhet në ‘kafe e restorante’ agjenda legjislative por duhet të bëhet në seanca zyrtare në Kryesi të Kuvendit dhe çështja fondamentale ka qenë se kemi qenë të vetëdijshëm që nuk është esenca e atij takimi aty, esenca e atij takimi ka qenë kryesisht shpërqendrim i vëmendjes së publikut dhe në anën tjetër tejkalim i një momentumi të papërshtatshëm e të pafavorshëm për Qeverinë aktuale për shkak të dështimeve që i ka” – ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit