9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Ahmeti: Dëshmorët janë emra të betonuara në themelet e institucioneve tona

- Advertisement -

Kuvendi Komunal i Lipjanit, ka mbajtur të premten seancë solemne me rastin e Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.

Seanca nisi me intonimin e dy himneve, kombëtar dhe atij të Kosovës, ndërsa u ndanë edhe disa mirënjohje për qytetarë që kanë dhënë kontribut gjatë luftës.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, janë të detyruar ta ruajnë e çmojnë trashëgiminë që e lanë dëshmorët.

“Detyrë e jona është ta kujtojmë sakrificën e dëshmorëve sepse ata na e lanë trashëgimi e lirisë së vendit tonë. Këtë trashëgimi të çmuar jemi të detyruar ta ruajmë dhe ta transmetojmë me krenari dhe përgjegjësi tek gjeneratat që vijnë, andaj në emër të gjithë dua të shpreh mirënjohjen e thellë për të gjithë dëshmorët dhe familjarët e tyre”.

“Ne e kemi obligim që përmes përkujtimit e nderimit të së kaluarës që gjaku dhe sakrifica e tyre të na shërbejë si motivim për punë të mira, për zhvillim dhe progres të vendit e të komunës sonë. Emrat e dëshmorëve, gjaku dhe sakrifica e tyre duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Dëshmorët, është detyrë e jona t’i nderojmë jo vetëm sot por çdo ditë, duke punuar dhe zhvilluar vlerat dhe idealet për të cilat ata punuan dhe salrofikuan. Bijtë dhe bijat tuaja, janë emra të betonuara në themelet e institicioneve të vendit tonë”, u shpreh Ahmeti.

Ndërsa kryetari i shoqatës së veteranëve dhe invalidëve të luftës, Habib Olluri, tha se dëshmorët e martirët, janë themel i shtetndërtimit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit