Ish-diplomati Amir Ahmeti ka thënë që atentati ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump e bën atë fitues të zgjedhjeve presidencale.
Trumpi u plagos të shtunën gjatë një mitingu në Pensilvani, por është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe e ka vijuar kampanjën e tij.
“Ky rast politikisht e bën Trumpin një fitues të madh të kësaj skene, ndërsa në aspektin e sigurisë, duhet me e pasë parasysh lirinë e bartjes së armëve”, ka thënë Ahmeti në Info Magazine të Klan Kosovës.