28.1 C
New York
Sunday, October 5, 2025

Buy now

Ahmetaj: Vullnet i madh i popullit për anëtarësim në BE, por mungon puna nga politika

- Advertisement -

Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, ka thënë se në Kosovë ekziston një vullnet i madh i popullit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, sipas saj, ky vullnet nuk shoqërohet me angazhimin e duhur nga ana e politikës.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka theksuar se do të duhej të ekzistonte një Ministri për Integrimin Evropian dhe ka përmendur gjithashtu masat e ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Ahmetaj ka folur edhe për vizitën e ardhshme në Ballkanin Perëndimor të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se Kosova rrezikon të mos përfitojë nga fondi i BE-së për Ballkanin, për shkak të mungesës së institucioneve të reja.

“Në Kosovë kemi një vullnet të popullit që është 95 për qind për integrim në Bashkimin Evropian, por, në anën tjetër, politikat janë në diskrepancë, në një çakordim të plotë me këtë vullnet të qytetarëve,” u shpreh Ahmetaj.

“Ne nuk kemi Ministri të Integrimit Evropian; për më tepër, jemi nën masa ndëshkuese dhe po shkojmë drejt fundit të mandatit të kësaj strukture të Bashkimit Evropian. Fondi për zhvillim ekonomik, që ishte premtuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, rrezikon të mos përfitohet nga Kosova,” shtoi ajo.

“Fakti që nuk kemi arritur të shfrytëzojmë as 7 për qind të fondit të lejuar, është tregues i dështimit. Ka kaluar më pak se një vit prej se zonja Ursula von der Leyen ishte në Kosovë, dhe kur analizohet se çfarë është bërë ndërkohë, përveç se kemi pasur zgjedhje dhe kemi dështuar të krijojmë institucionet, është joreale të mendojmë se do të përfitojmë nga ky fond. Po flas për 60 milionë euro nga 880 milionë,” përfundoi Ahmetaj. /Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit