14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Ahmetaj për hapjen e Urës së Ibrit: Kurti duhet të dëgjojë Amerikën

- Advertisement -

Ish-ministrja e Intergrimeve Mimoza Ahmetaj, uron që kryeministri Albin Kurti t’i dëgjoj thirrjet e bëra nga ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

“Unë uroj që thirrjet e ambasadorit Hovenier të përfillen dhe të merren për bazë nga qeveria jonë. Është shpresëdhënëse ndoshta që dje zotëri Hovenier e pati me zonjën Osmani, dhe jam shumë e sigurt që në atë takim është biseduar edhe çështja e Urës dhe e të gjitha çështjeve tjera politike duke parë që thirrjet e tij hasin në vesh të shurdhër te qeveria jonë”, u shpreh ajo.
“Ai (Hovenieri) vet e ka konfirmuar që qeveria e Kosovës nuk i sheh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partnerë të vërtetë dhe të besueshëm por janë tentativat e tij të fundit që ta prevenojë eskalimin e situatës më tutje”, shtoi Ahmetaj, në “Info Magazine”.

Hovenier, ka thënë se Amerika beson fuqishëm se nuk është koha për ta rihapur Urën e Ibrit për qarkullim të automjeteve.

Ai tha se beson se ura përfundimisht do të duhet të hapet për qarkullim të automjeteve dhe kjo gjë, siç tha ai, ishte pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit