Ahmetaj: Kosova duhet ta shfrytëzojë prezencën në Bordin e Paqes

- Advertisement -

Diplomatja, Mimoza Ahmetaj në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se për shkak krizës së brendshme politike, ka shumë kohë që “ne jemi në një rrugë pa krye” dhe “nuk e dimë mirë se cilat janë politikat tona”.

“Derisa Kosova është pjesë e Bordit të Paqes, ndoshta do të duhej shfrytëzuar këtë mekanizëm, më tepër për të lobuar nëpërmjet presidentit Trump, që ne të arrijmë objektivat tona në politikën e jashtme”, ka thënë Ahmetaj.

Ajo gjithashtu tha se situata e brendshme reflektohet në arenë ndërkombëtare gjë e cila është një mesazh që e vendos Kosovën në një pozitë më të dëmshme.

Të ngjashme

Të fundit