3.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Ahmetaj: Hamza është një ndër faktorët më stabil dhe konstruktiv në skenën politike kosovare

- Advertisement -

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar në “Info Magazinë” në Klan Kosova se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka luksin të përjashtojë aleatët në këtë fazë të procesit politik në Kosovë.

Ahmetaj tha se Kurti duhet të reflektojë për rëndësinë e secilit deputetë në Kuvendin e Kosovës

“Mendoj që zoti Kurti nuk e ka luksin që të zgjedh e të përjashtoj për aleat, duhet të reflektojë që ka nevojë për secilin deputet që është në Kuvendin e Kosovës, e aq më parë për z.Hamza, që është një ndër faktorët më stabil dhe konstruktiv në skenën politike kosovare, i cili edhe pa pasur funksione ka ofruar ekspertizën e  tij që ta ndihmojë qeverinë Kurti”, tha Ahmetaj.

“Kurti vetëm sa do të përfitojë nga ekspertiza, ai nuk vjen si amator, dhe jam e sigurt që kontributi i tij në Kuvendin e Kosovës do të jetë i çmuar”, vijoi ajo.

Të ngjashme

Të fundit