Prioritetet e Sirisë sot janë mbushja e vakumit të pushtetit, ruajtja e paqes civile, ndërtimi i institucioneve shtetërore, puna për ndërtimin e një infrastrukture ekonomike zhvillimore dhe rivendosja e pozitës ndërkombëtare dhe rajonale të Sirisë”.
Fraksionet ushtarake siriane ranë dakord të emërojnë Ahmad al-Sharaa si president të fazës tranzitore.
Ndërsa, Ahmad al-Sharaa e shpalli 8 dhjetorin, ditën e rënies së regjimit të Asadit, një festë kombëtare.
“Me mëshirën e Zotit, ne i këputëm zinxhirët, të torturuarit u liruan, hoqëm pluhurin e poshtërimit dhe turpit nga supet e Levantit dhe dielli i Sirisë shkëlqeu edhe një herë. Fraksionet e Revolucionit Sirian njoftojnë shpërbërjen dhe bashkimin e tyre me Ministrinë e Mbrojtjes për të formuar ushtrinë e re siriane”.
Më tej ai shtoi se “prioritetet e Sirisë sot janë mbushja e vakumit të pushtetit, ruajtja e paqes civile, ndërtimi i institucioneve shtetërore, puna për ndërtimin e një infrastrukture ekonomike zhvillimore dhe rivendosja e pozitës ndërkombëtare dhe rajonale të Sirisë”.