Ndërsa presim bashkëpunimin e shumëpërfolur Mozzik-Elvana, dyshja ka ndarë një segment nga videoja e tyre muzikore.
Nga kjo pjesëz, dy artistët zihen me grushta me njëri-tjetrin në një ring. Duket se Mozzik nuk do ta ketë aspak të lehtë fitoren pas një goditjeje të Elvanës në mjekër.
“Kush mendoni që ka fitu n’kët super ndeshje?? E merrni vesh sonte n’ora 00:00, #SKA oj Elvanë?” ka shkruar reperi.
Një gjë dimë, s’ka gjumë derisa të dëgjojmë këngën.