14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Agusholli: Nuk kam pritshmëri të mëdha nga takimi në Bruksel, Kurti duhet të kërkoj nga BE trajtim të barabartë në bisedime

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq takimin e fundit në Bruksel e mbajtën më 14 shtator të 2023-tes.

Pas nëntë muajve takimi i radhës do të zhvillohet më 26 qershor të këtij viti.

Deputeti nga Lëvizja Vetvendosje, Gramos Agusholli, në një prononcim për GazetaBlic,thotë se është një hap pozitiv që po rifillojnë takimet Kurti-Vuçiç, ku shton se nuk ka pritshmëri të mëdha nga këto takime, pasi që kjo situatë nuk është në favor të Serbisë.

“Unë konsideroj se ne si shtet jemi të interesuar për përparim dhe për anëtarësim në BE. Me sa kam lexuar dhe parë ditët e fundit, edhe Bashkimi Europian është i interesuar për zgjerim në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se është një hap pozitiv që po rifillojnë takimet Kurti-Vuçiç. Megjithatë, nuk kam pritshmëri të mëdha nga këto takime, pasi situata aktuale nuk është në favor të Serbisë. Historia ka treguar se Serbia shpesh nuk ka qenë e interesuar në zhvillimin e këtij procesi, përveç nëse ka përfitime konkrete për ta. Prandaj, është e rëndësishme që të jemi realistë dhe të përgatitur për çdo skenar”, tha Agusholli.

Tutje ai thekson se në këtë takim kryeministri Kurti, duhet të kërkoj nga Bashkimi Evropian trajtim të barabartë në bisedime.

Agusholli potencon se Kosova është shumë më përpara se Serbia në përmbushjen e angazhimeve, andaj shton se është e padrejtë të trajtohemi njësoj.

“Në të njëjtën kohë, do të doja që delegacioni ynë, i kryesuar nga Kryeministri, të kërkojë me ngulm nga Bashkimi Europian trajtim të barabartë në bisedime dhe të insistojë në auditimin e respektimit të marrëveshjeve nga të dyja palët. Me sa kemi parë deri tani, ne jemi shumë më përpara se Serbia në përmbushjen e angazhimeve tona, dhe është e padrejtë që të trajtohemi njësoj. Kjo pabarazi duhet të adresohet në mënyrë që procesi të jetë më i drejtë dhe më transparent”, përfundoi Agusholli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit