Sergio Aguero është i gatshëm që t’i kthehet futbollit, pas pauzës obligative.
Aguero pati probleme me zemër, dhe u detyrua të lajmëronte pensionimin e tij nga futbolli.
Së fundmi, argjentinasi ka folur për ‘Tyc’, dhe ka thënë se është gati të kthehet në fushë qysh tani, ndonëse mjekët kanë këshilla të tjera.
“Mjekët më kanë thënë se duhet të kalojë pesë apo gjashtë muaj pa aktivitet, por unë dua të stërvitem qysh tani”, ka thënë Aguero
“Dje më shkoi në mendje se mund të luaj përsëri. Inter Miami më kanë kontaktuar, por refuzova”, shtoi argjentinasi.
Aguero duket se do të kthehet përsëri në fushën e blertë, para se t’i jap fund karrierës së tij përfundimisht.