-2.2 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Aguero: Jam i frikësuar, nuk shikoj më futboll

- Advertisement -

Sergio Aguero deklaroi se dëshiron të luajë futboll, por frikësohet se mund t’i përkeqësohet gjendja.

Ish-sulmuesi u detyrua të tërhiqej nga futbolli pas këshillave mjekësore nga mjekët e tij, duke i shqetësuar shumë tifozët në mbarë botën.

Sipas TYC Sports, ai u shpreh se nuk shikon më futboll e as lajme, pasi nuk i inereson se çfarë është duke ndodhur.

“Sot dua të luaj, por jam i frikësuar. Jam stërvitur gjatë gjithë jetës sime në maksimum dhe në gara të mëdha. Nuk shikoj futboll apo lajme, nuk më intereson çfarë është duke ndodhur. Unë përqendrohem në atë që më pëlqen më shumë, si miqtë. Rikthimi për të luajtur më vjen në kokë herë pas here, por e di që është diçka që nuk mund ta bëj. Më thanë se isha me fat sepse mund të kisha patur lehtësisht një atak në zemër. Tani është koha për t’u çlodhur, jam i kënaqur me atë që po bëj”, deklaroi Aguero.

Pak kohë pasi fitoi Copa American me Argjentinën dhe nisi të luante për Barcelonën, Aguero u diagnostikua me aritmi kardiake, me ç’rast u detyrua të pensionohej para kohe nga futbolli.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit