Agron Kuka është rizgjedhur President i Federatës së Xhudos së Kosovës, për një tjetër mandat në krye të sportit më të trofeshëm olimpik.
Sot u mbajt Kuvendi i Rregullt dhe Zgjedhor i Federatës së Xhudos së Kosovës për vitin 2024, me pjesëmarrjen e delegatëve nga të gjitha klubet anëtare të Federatës.
“Gjatë Kuvendit u diskutua mbi vitin që lamë pas, përfshirë sukseset dhe sfidat me të cilat është përballur Federata. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Musa Selimi, anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Pas përfundimit të këtij Kuvendi, sipas njoftimit u mbajt edhe Kuvendi Zgjedhor, ku Agron Kuka u rizgjodh kryetar i Federatës.
E veçanta e Kuvendit Zgjedhor është inkuadrimi në Bordin e ri të Federatës edhe i Majlinda Kelmendit si anëtare dhe Driton Kukës si anëtar, dy figurat qendrore të suksesit të xhudos në arenën ndërkombëtare.
Bordi i ri i FXHK-së përbëhet nga këta anëtarë:
1. Agron Kuka – Kryetar
2. Remzi Begu – Nënkryetar i Parë
3. Anton Cena – Nënkryetar i Dytë
4. Driton Kuka – Anëtar
5. Majlinda Kelmendi – Anëtare
6. Fatos Tabaku – Anëtar
7. Mustafë Veseli – Anëtar
8. Linda Cena – Anëtare
9. Distria Krasniqi – Përfaqësuese e Sportistëve
Dy anëtarë të tjerë do të emërohen nga Kryetari i Federatës, në përputhje me statutin e Federatës.