7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Agnesa Vuthaj bëhet e gjallë pasi iu vodhën 400 mijë euro para e stoli

- Advertisement -

Jo shumë ditë më parë, Agnesa Vuthaj qe kryetemë e mediave.

Kjo, shkaku i grabitjes në shtëpinë e saj, në një prej lagjeve elitare të kryeqytetit.

U tha se dëmi material i shkaktuar, në para “cash” e poashtu edhe në vlerë tejkalon qindra mijëra euro.

Agnesa nuk ka reaguar as publikisht e as nuk ka folur për mediat. Përkundër interesimit të lartë medial, ikona e bukurisë që vetëm sa ishte nisur në pushime kur ndodhi ngjarja në shtëpinë e saj, ka preferuar heshtjen. Ajo nuk ka postuar as foto nga pushimi e as ndonjë gjë tjetër.

Megjithatë, nuk është zhdukur tërësisht nga rrjetet sociale. Vuthaj ka dhënë shenja “jete” në Instagram. Ajo ka komentuar në një prej postimeve të mikeshës së saj, Ilda Abazit.

Agnesa ka dërguar zemra në përvjetorin e parë të martesës së Ildës me basketbollistin Kenan Sipahi. Përvjetori i parë i martesës i gjeti prindër, andaj Agnesa s’mund të ishte më e lumtur se kaq për shoqen, duke thyer akullin e një mungese totale nga syri publik./Prive

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë nga autoritetet e rendit por deri tani, publikisht nuk ka asnjë pistë për kryerësit e veprës në shtëpinë e ish-Miss Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit