5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

AGK: Të ndalen sulmet brutale të Vetëvendosjes kundër Periskopit dhe Nacionales

- Advertisement -

Sulmet, fyerjet dhe linçimet e zyrtarëve të partisë në pushtet, Vetëvendosje kanë vazhduar me intensitet edhe ditën e enjte.

Një asamblist i kësaj partie në Prizren, Selman Sokoli, duke iu referuar gazetarëve të Nacionales dhe Periskopit, ka shkruar “këta i paskan dresiratë si zagartë”.

Fahri Beqa, i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani, ka shkruar në Facebook: “Radojçiqi e Vuçiçi të dhanë paratë”, duke iu referuar një lajmi për Ilir Mirenën – drejtues i portalit “Periskopi”.

Qëndrim Krasniqi, i Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe ka shkruar se: “portalet po e sulmojnë RTK-në në kor”, me urdhër të Radojçiqit.

Kjo gjuhë denigruese dhe linçuese, po i vë seriozisht në rrezik të gjithë gazetarët që punojnë në këto dy media, dhe është koha e fundit që Vetëvendosje dhe njerëzit e saj të ndalën nga kjo praktikë e rrezikshme dhe papranueshme.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit