1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

AGK: Shumë e rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e Sami Kurteshit ndaj AGK-së

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka deklaruar sot se anëtari i Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, është përfshirë të mërkurën në një sulm të radhës, të rëndë kundër medieve dhe gazetarëve.

Duke komentuar reagimet për emërimin e Luljeta Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve, AGK thekson se Kurteshi, ka akuzuar mediet dhe gazetarët se janë pjesë e “krimit të organizuar politik-ekonomik nën firmën e PLANS”.

“Në një gjuhë shumë të rrezikshme dhe absolutisht të papranueshme, zoti Kurteshi ka shkruar se ‘AGK është pjesë e pandashme e makinës përbaltëse të krimit të organizuar!’. Ai gjithashtu, ka akuzuar aktivistë të shoqërisë civile për reagimet duke i quajtur ‘ekspert/e” vendor/e, ushujza parazitore të PLANS-it’”, thuhet në reagimin e Asociacionit.

AGK-ja, i ka bërë thirrje kryeministrit, Albin Kurti që të angazhohet për ndalimin e sulmeve të vazhdueshme të eksponentëve të qeverisë dhe partisë së tij, pasi ato ndikojnë direkt në sigurinë e gazetarëve në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit