Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e kanë përcjellë me shqetësim votimin e Luljeta Aliu për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve.
Sipas tyre, kjo tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.
“Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale.
Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë. Emërimi i Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet në reagimin e tyre.