10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

AGK reagon pas fushatës me fotomontazhe ndaj gazetarëve Buzhala, Kabashi dhe Hamid

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj një fushate ndaj tre gazetarëve Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, të cilët sot janë bërë cak i fotomontazheve.

AGK e ka konsideruar të rrezikshme këtë fushatë ndaj tre gazetarëve, ku fotomontazhet paraqesin rrejshëm kinse presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka shpërndarë qëndrimet e Buzhalës.

Ndërsa gazetarëve Kabashi dhe Hamidi u janë vendosur sipër flamuj serbë me epitete ofenduese.

“Fushatë e rrezikshme me fotomontazhe ndaj gazetarëve. Berat Buzhala, Bekim Kabashi dhe Lavdim Hamidi, janë bërë cak i foto-montazheve, të cilat po shpërndahen në rrjete sociale këtë pasdite. Foto-montazha e Buzhalës është krijuar në atë formë që të duket gjoja se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka ripostuar një cicërimë të Buzhalës, duke thënë se është njëri nga gazetarët më të mirë kosovar. Ndërsa, Kabashit dhe Hamidit, u janë vendosur flamuj të Serbisë në ballë me mbishkrimet: “Zagarët e Vuciqit”, si dhe “Bravo vëlla” (duke aluduar se kështu po iu drejtohet presidenti Serb dy gazetarëve)”, thuhet në deklaratë.

AGK konsideron se një fushatë e tillë, është shumë e rrezikshme dhe vë në cak të sulmeve online si gazetarët, ashtu edhe familjet e tyre.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje që fushatat e tilla denigruese të ndalen, në mënyrë që mediet të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre pa u penguar”, thuhet në fund.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit