-11.1 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

AGK: Presion publik i deputetëve të VV-së ndaj gazetares së RTK-së

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një reagimi thekson se deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë presion ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica.

AGK thotë se ka përcjellë me shqetësim presionin publik që deputetë të Vetëvendosjes kanë bërë ndaj gazetares së RTK-së, Edona Podvorica, e cila e ka bojkotuar konferencën për shtyp të Ministres së MINT, Rozeta Hajdari, bashkë me shumicën e kolegëve të medieve tjera.

“Deputeti Valon Ramadani ka shkruar se ‘si duket, ky institucion i qenka shmangur obligimit ligjor, duke mos qëndruar në konferencën e Ministres Rozeta Hajdari’. Në vijë të njëjtë ka shkruar edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, kurse të tjerë eksponentë të partisë në pushtet i kanë bërë jehonë këtyre qëndrimeve duke kërkuar largimin nga puna të gazetares”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, e konsideron bojkotin e së martës, si formë legjitime të protestës së gazetarëve dhe medieve, dhe fton partinë në pushtet të mos bëjë presion ndaj gazetarëve të mediumit publik.

Gjithashtu, AGK-ja e fton menaxhmentin e RTK-së të mos ndikohet nga presioni i pushtetit në raportim me veprimin e ekipit të vet në terren.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit