Ekipi i lajmi.net me gazetare Lendita Berisha, Fjolla Hyseni dhe kameramanit Përparim Tufa janë sulmuar sot nga një çift në rrugën C të kryeqytetit.
Për rastin në fjalë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës-AGK.
“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, sulmi fizik ndaj gazetareve Hyseni dhe Berisha është tejet shqetësues, i papranueshëm dhe kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve. Gazetaret dhe mediumi tashmë e kanë paraqitur rastin në Policinë e Kosovës, dhe AGK-ja e fton Policinë dhe Prokurorinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë urgjente, për të adresuar sulmin që ka ndodhur”, ka shkruar AGK në Facebook.