2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

AGK: Për gazetarët s’është befasi raporti për lirinë e medieve, alarm për Qeverinë

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), bashkë me Këshillin e Medieve të Shkruara të Kosovës dhe Komisionin e Pavarur për Medie, ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Kryetari i AGK-së, Xhemail Rexha, ka shprehur shqetësim të thellë për renditjen e Kosovës 19 vende më poshtë në Indeksin e Reporterëve pa Kufij.

Mirëpo, sipas Rexhës kjo nuk është befasi për gazetarët, për shkak të problemeve të mëdha të sigurisë vitin e kaluar, por duhet të jetë një alarm për Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se projektligji për KPM-në nuk duhet të dërgohet në Kuvend për miratim dhe se ai duhet shqyrtuar me përfaqësuesit e mediave dhe shoqërinë civile në Kosovë.

“Si rrallë ndonjëherë mëngjesi ka nisur me një raport të Indeksit të Reporterëve Pa Kufij, që në vitet e fundit Kosova shënon regresin më të madh, 19 vende më poshtë sesa vitin e kaluar kur renditej në pozitën e 56-të”.

“Kjo renditje mund të mos jetë befasi për atë që kemi përjetuar në vitin e fundit, por duhet që të jetë alarm për institucionet e Kosovës, për Qeverinë. Siguria e gazetarëve ka qenë një shqetësim vitin e kaluar”, ka thënë Rexha.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se OSBE do t’i mbështesë gazetarët që ta kryejnë punën e tyre të lirë.

Davenport po ashtu ka theksuar se në 12 muajt e fundit ka pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve.

“Sot është dita për ta festuar rolin vital të mediave ne demokraci, për ta informuar publik dhe për t’i mbajtur autoritet përgjegjëse. Nuk është keq që të kujtojmë sot që gazetarë duhet të ndjehen në gjendje të mirë dhe të fortë, për ta bërë punën e tyre të lirë së pari”.

“Raporti i Reporterëve pa Kufij e ka vendosur Kosovën në vendin e 75-të dhe nuk ka nuk ka dyshim që në 12 muajt e fundit kemi pasur rritje të dhunës ndaj gazetarëve. Gjatë 12 muajve të fundit kemi pasur shqetësime edhe të ushtrimit të kërcënimit nga zyrtarët. OSBE është e përkushtuar qe të ju mbështes për ta kryer punën tuaj”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit