2.4 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

AGK mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore për shpalljen të paligjshme të zgjedhjes së kryetarit të KPM-së

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore, e cila ka aprovuar kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), të zhvilluar në fillim të këtij viti.

Gjykata Themelore e ka shpallur të paligjshëm vendimin e Bordit të KPM-së për zgjedhjen e Besnik Berishës në pozitën e kryetarit, të marrë në mbledhjen e mbajtur më 17 janar 2025.

“IKD kishte kërkuar edhe deklarimin e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e paragrafit 2 të nenit 3 të Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Medieve, paragraf ky që ishte shtuar në këtë rregullore në mbledhjen e KPM-së të mbajtur më 17 janar. AGK-ja konsideron se zgjedhja e z. Berisha është bërë në mënyrë të paligjshme, në një përpjekje të hapur për kontroll politik të këtij institucioni nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

Sipas AGK-së, vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore paraqet një hap të rëndësishëm drejt rikthimit të ligjshmërisë dhe forcimit të pavarësisë institucionale.

“Vendimi i Gjykatës Themelore i marrë sot rikthen ligjshmërinë dhe institucionet e pavarura duhet ta kenë parasysh nevojën për respektimin e plotë të ligjeve në fuqi në proceset e rëndësishme të vendimmarrjes. AGK-ja angazhohet që KPM-ja të mbetet e pavarur politikisht, në mënyrë që të përmbushë rolin e saj kushtetues në monitorimin dhe rregullimin e transmetuesve televizivë dhe radiofonikë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Të ngjashme

Të fundit