3.3 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

AGK mirëpret rrëzimin e vendimit për degradimin e gazetares së RTK

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka mirëpritur vendimin e Inspektoratit të Punës, i cili ka aprovuar ankesën e gazetares Blerta Foniqi Kabashi dhe ka vendosur në favor të saj, duke e shpallur të paligjshëm vendimin e menaxhmentit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) për degradimin e saj nga pozita e redaktores së Edicionit Qendror të Lajmeve në redaktore të programit.

Sipas Inspektoratit të Punës, vendimi për degradimin e Foniqi Kabashit ishte marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeredaktorit, Blerim Haxhija, i cili, sipas konstatimeve zyrtare, nuk kishte mandat valid për të marrë një vendim të tillë, pasi mandati i tij kishte përfunduar më 15 shtator 2025.

Gazetares Foniqi Kabashi i ishte shqiptuar gjithashtu një masë disiplinore në formën e “vërejtjes”, me arsyetimin për punën e saj si redaktore në Edicionin Qendror të Lajmeve. Me vendimin e fundit, RTK-ja është obliguar që brenda afatit prej tri ditësh ta rikthejë atë në pozitën e përcaktuar në kontratën e punës.

AGK-ja ka vlerësuar se ky vendim i Inspektoratit të Punës konfirmon presionin e vazhdueshëm të menaxhmentit ndaj gazetarëve dhe redaktorëve që ushtrojnë profesionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe profesionale.

Tutje, AGK-ja ka ritheksuar se e konsideron të papranueshme ndërhyrjen e vazhdueshme politike të Qeverisë së Kosovës, përmes partisë politike Lëvizja Vetëvendosje, në pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik, RTK, duke kërkuar respektimin e plotë të lirisë së medias dhe autonomisë institucionale

Të ngjashme

Të fundit