-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e Haqif Mulliqit, gazetarit dhe profesorit universitar

- Advertisement -

Ka vdekur në moshën 63-vjeçare gazetari dhe ish-reporteri i luftës, Haqif Mulliqi.

Lajmin e hidhur e dha vajza e tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa tani edhe AGK ka dalë me telegram ngushëllim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij”, thuhet ndër tjerash, ndërsa veç kësaj u përkujtua edhe karriera e tij profesionale.

“Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare”.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Haqif Mulliqi

Ka vdekur në moshën 63-vjeçare shkrimtari njëherësh dramaturgu shumëvjeçar, Haqif Mulliqi.

Veprimtarinë e tij si gazetar e kishte filluar në gazetën Bota e Re, (1983 – 1990), duke vazhduar në gazetën Fokus në Kroaci (1992), gazetën Potlet në Zagreb (1988 -1991), e më pastaj edhe si redaktor e korrespodent edhe në shumë gazeta e revista të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Mulliqi gjithashtu ishte profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë, si dhe në Fakultetin e Arteve.

Ai la pas vetes një krijimtari të gjerë në gazetari, publicistikë e dramaturgji. Gjithashtu, kontribut të jashtëzakonshëm, Mulliqi ka dhënë gjatë viteve 1998-99, në raportimin gjatë luftës në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

#AGK #haqifmulliqi
—-
www.agk-ks.org

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit