1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

AGK me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani: Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias do të mbahet mend gjatë

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një telegram ngushëllimi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta pas lajmit për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Në këtë telegram ngushëllimi theksohet se kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias do të mbahet mend gjatë.

Telegrami i plotë:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Faton Osmani

Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe themeluesit të Agjencisë së Lajmeve “Ekonomia Online”, Faton Osmani, në moshën 49-vjeçare.

Kontributi i tij i vlefshëm në fushën e medias në Kosovë do të mbahet mend gjatë. Para se të themelonte “Ekonomia Online”, ai ka punuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Humbja e tij është e madhe jo vetëm për të afërmit, por edhe për komunitetin e gazetarëve dhe gjithë shoqërinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit