7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

AGK me kërkesë për presidenten Osmani: Mos e dekreto ligjin e KPM-së

- Advertisement -

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro. Projektligji për KPM-në pas miratimit në Kuvend duhet të nënshkruhet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, mënyrë që të hyjë në fuqi.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë, Xhemajl Rexha ka bërë me dije për Insajderin, se do t’i kërkojnë presidentes të mos e dekretojë këtë projektligj.

“Ne po planifikojmë që t’i shkruajmë zyrtarisht presidentes Osmani për t’i bërë thirrje që të mos e dekretojë ligjin, të mos e nënshkruaj dhe ta kthejë në Kuvendin e Kosovës”, tha Rexha në intervistë.

“Tani, edhe sipas procedurave presidentja mund ta kthejë ligjin në Kuvendin e Kosovës por deputetët me 61 vota sërish mund ta votojnë, dhe në herën e dytë nuk ka nevojë për nënshkrim e saj dhe ligji hynë në fuqi automatikisht”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, Rexha theksoi se “opsioni më i mirë për ta kundërshtuar është Gjykata Kushtetuese”.

Projektligji, pritet të dërgohet në Kushtetuese nga partitë opozitare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit