11.2 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

AGK mban konferencë për media: Qeveria ka përpjekje për sulm ndaj medieve

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës ka mbajtur konferencë për media, ku i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të tërhiqet nga projektligji të cilin siç e cilëson AGK-ja po bëhet për “kontrollimin e mediave të shkruara”.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, ka thënë se këtë projektligj e konsideron si një përpjekje të Qeverisë Kurti për t’i kontrolluar mediat.

“Këto ndryshime ne i shohim si një përpjekje të re të qeverisë aktuale që të sulmojë mediat dhe tendencë për t’i kontrolluar ato sepse parashihet që KPM-ja t’i kontrollojë, monitorojë dhe t’i ndëshkojë nëse ka nevoje mediat online që kanë përmbajtje të videove duke përfshirë edhe nevojën që ato të licencohen në një mënyrë të veçantë”, është shprehur Rexha.

“Këtë e shohin si një tjetër përpjekje dhe sulm të qeverisë ndaj lirisë së mediave sepse konsiderojmë se rregullimi i deritashëm duhet të vazhdojë dhe të merret parasysh konteksti lokal i zhvillimit të mediave”, ka shtuar drejtori i AGK-së.

Rexha i ka ftuar në dialog të gjithë të interesuarit duke përfshirë mediat dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të jenë në gjendje që ta bëjnë punën e tyre pa presionin politik.

Folës në këtë konferencë ishin edhe drejtori ekzekutiv i KMShK-së, Imer Mushkolaj dhe juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit