-2.6 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

AGK: Kosova mirëpret gazetaren ukrainase, Tetiana Kraselnykova dhe djalin e saj

- Advertisement -

Tetiana Kraselnykova është gazetarja e radhës nga Ukraina që i bashkohet programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes Facebook-ut, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“📍Kraselnykova do të strehohet në Kosovë së bashku me djalin e saj, Nazar Chaban”, thuhet në njoftim.

Sipas AGK-së, gazetarja u mirëprit dje pas mesnate në aeroportin e Prishtinës nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

ℹ️Journalists in Residence – Kosovo, që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit