23.9 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

AGK-ja në përkrahje të punonjësve medialë që kërkojnë respektimin e Ligjit të Punës

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar për padinë që gazetari Naim Kryeziu dhe operatori i kamerës Fatos Rakovica kanë ngritur kundër ish-vendit të tyre të punës, Kanal 10 (Java Multimedia Production).

Të dy kanë deklaruar në një reagim se “janë larguar në mënyrë arbitrare nga puna, nuk u janë ekzekutuar dy pagat e fundit dhe nuk u janë paguar kontributet pensionale” gjatë kohës së punës në këtë media.

AGK-ja përkrah betejën e tyre ligjore dhe e konsideron publikimin e rastit si një moment të rëndësishëm në betejën e gazetarëve dhe punonjësve medialë për të kërkuar respektimin e Ligjit të Punës.

AGK-ja inkurajon gazetarët, kameramanët, fotoreporterët dhe punonjësit e tjerë medialë që të kërkojnë respektimin e kontratave të punës dhe të obligimeve që dalin prej tyre, sipas Ligjit të Punës të Republikës së Kosovës.

AGK-ja do të ofrojë përkrahje për të gjithë gazetarët dhe punonjësit medialë që shkeljet e pretenduara të kontratave t’i adresojnë në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatat vendore.

Të ngjashme

Të fundit