16.3 C
New York
Friday, October 10, 2025

Buy now

AGK-ja mirëpret vendimin e KQZ-së për akreditimin e mediave që i kishte refuzuar një ditë më parë

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e Këshillit Qendror Zgjedhor për akreditimin e mediave në gjuhën shqipe dhe serbe që kishte refuzuar t’i akreditonte një ditë më parë.

AGK-ja po ashtu ka propozuar KQZ-në që të mundësojë raportim të papenguar të të gjitha mediave, si atyre vendore, edhe atyre jashtë vendit.

“KQZ-ja i akrediton mediat në gjuhën serbe dhe shqipe që i kishte refuzuar një ditë më parë. AGK-ja mirëpret këtë vendim dhe fton KQZ-në që të mundësojë raportim të papenguar të të gjitha mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare”, shkruan AGK-ja në komunikatë.

Të ngjashme

Të fundit