18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

AGK-ja e mbështet gazetaren Qëndresa Krelani, dënon fushatën kundër saj

- Advertisement -

AGK-ja e mbështet gazetaren Qëndresa Krelani, kërkon të ndalen fushatat denigruese kundër saj.

“Gazetarja e sportit, Qëndresa Krelani – Qeqa, është bërë sërish subjekt i fushatave denigruese ‘online’. Në disa video të shpërndara, së fundi, vihet në pah në mënyrë nënçmuese deklarata e ish-trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Ghila, i cili kishte deklaruar se ka marrë parasysh këshillat e gazetares për formacionin që kishte vënë në fushë në një prej ndeshjeve”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, thotë se i dënon fuqishëm këto fushata dhe u bën thirrje të gjithë akterëve, duke përfshirë kolegë të sportit, që t’i ndalojnë ato menjëherë.

“Krelani është një shembull i jashtëzakonshëm i një gruaje në gazetarinë sportive, të super-dominuar nga burrat. Puna e saj shërben si shembull e inkurajim për të tjera gra që të merren me gazetari sportive dhe fushatat kundër saj e dëmtojnë rëndë këtë kauzë”, thuhet në reagimin e AGK-së

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit