7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

AGK-ja dhe KMShK-ja të shqetësuar me fjalimin kundër mediave të deputetes Fitore Pacolli

- Advertisement -

Në një fjalim të sotëm në Kuvend, deputetja e partisë në pushtet, Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për rregullim qeveritar të mediave, sidomos mediave online, thuhet në reagimin e përbashkët të AGK-ja dhe KMShK-ja, transmeton Scanner.

Thirrja e hapur e deputetes Pacolli për ndërhyrje direkte të Qeverisë për kontroll ndaj mediave është e papranueshme për AGK-në dhe KMShK-në dhe paraqet rrezik për lirinë e medias në vend.

Mediat, shumica e të cilave janë të regjistruara si biznese në ARBK, kurse një pjesë tjetër si OJQ, rregullojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet ligjeve përkatëse në Kosovë dhe rregulloreve të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës – Press Council of Kosovo.

Çdo tentim i Qeverisë për të ushtruar kontroll mbi mediat është tentativë e papranueshme për të ndërhyrë në punën e tyre. Ky është kërcënim serioz i pushtetit aktual kundër mediave.

SafeJournalists #mediafreedom #freedomofspeech

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02JeVhyHeb5QWnqexpTJ1X3FBfStS8ZN2j4eVoqFkKQqV12cs678QsEHzhgva2PMcPl&id=108973780550688

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit