25.2 C
New York
Thursday, August 28, 2025

Buy now

AGK-ja dënon sulmet ndaj gazetarëve nga kryeparlamentari Basha

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon fuqishëm dhe shpreh keqardhje që kryeparlamentari Dimal Basha e ka nisur punën në postin e tij të ri e shumë të rëndësishëm duke sulmuar mediat.

Në një konferencë për shtyp, Basha ka deklaruar: “Prej 6 vitesh, portalet dhe të ashtuquajtur gazetarë nuk kanë ndaluar së më ofenduari në mënyrat më të ulëta, duke përdorur edhe burime nga gazeta të Beogradit. Mos harroni se keni të njëjtat burime që kanë lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për Listën Serbe.”

AGK-ja e dënon fuqishëm këtë gjuhë të papranueshme dhe shumë të rrezikshme të zotit Basha, e cila është vazhdimësi e sulmeve, ofendimeve dhe akuzave të tij ndër vite ndaj mediave.

AGK-ja e fton zotin Basha të kuptojë përgjegjësinë që e bart posti i tij i ri, si një prej udhëheqësve kryesorë të shtetit, dhe të respektojë punën e gazetarëve dhe mediave.

Në vend të sulmeve, zoti Basha duhet të tregojë transparencë për të kaluarën e tij dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve e interesimit të mediave për aktivitetin, para se të bëhej kryetar.

Të ngjashme

Të fundit