Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.
“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan. Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.
AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë.