31.3 C
New York
Tuesday, July 29, 2025

Buy now

AGK-ja dënon sulmet e Pacollit ndaj gazetares Foniqi-Kabashi

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin dhe dënoi ashpër sulmet personale të deputetes së Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi.

“AGK-ja dënon fuqishëm sulmet e deputetes Fitore Pacolli kundër gazetares Blerta Foniqi- Kabashi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shokuar me sulmin e paprecedent, personal dhe shumë të rrezikshëm të deputetes së partisë politike, Vetëvendosje, Fitore Pacolli kundër gazetares së RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi.” – thuhet në reagim.

AGK-ja e konsideroi këtë akt si një formë të rrezikshme të linçimit të gazetarëve, që vjen nga një deputete e zgjedhur dhe që mund të shërbejë si precedent për sulme të tjera ndaj medias.

“Deputetja Pacolli e ka shënjestruar gazetaren e Transmetuesit Publik, RTK disa orë pas një interviste të përbashkët në emisionin “Info Plus”, ku ajo u pyet për të gjitha zhvillimet aktuale, duke përfshirë raportimet për përfitimet e mundshme të familjarëve të saj nga buxheti i shtetit.

Pacolli ka shkruar se gazetarja “kishte misionin e porositur nga jashtë” dhe se “pyetjet e saj ishin të dirigjuara”.

Kjo formë e linçimit të gazetares nga një deputete e zgjedhur është jashtëzakonisht e rrezikshme, dhe u jep platformë mijëra të tjerëve që të vazhdojnë sulmet.

AGK-ja e fton deputeten Pacolli dhe të gjithë zyrtarët e tjerë që të përmbahen nga deklaratat e komentet nxitëse kundër gazetarëve, dhe në vend të kësaj të ofrojnë transparencë, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e interesit publik.”

Të ngjashme

Të fundit