27.3 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

AGK-ja dënon kërcënimin e deputetit Kraki ndaj gazetarit Xhezair Dashi

- Advertisement -

Deputeti i zgjedhur i Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe paralajmëruese kundër gazetarit të Nacionales, Xhezair Dashi. Gazetari i ka dërguar pyetje për doktoraturën e tij në Francë, kurse deputeti e ka paralajmëruar se kësaj pyetjeje “mund t’ia shohë sherrin”. Në mesazhin zanor, Kraki dëgjohet t’i ketë thënë Dashit se “njerëzit nuk harrojnë, as nuk falin”.

Mesazhi i plotë:
“Nuk e keni idenë qysh funksionon Franca, as s’keni lidhje me këtë punë dhe çoheni tash. Hajt mor burrë, që thojmë ne në Junik: ‘Rri para kijeve, rri para kijeve o burrë’. Edhe shpifjes munesh me ia pa sherrin një ditë, apo kupton? Shpifjes gratis. Se njerëzit nuk harrojnë, dhe as nuk ta falin. Hajt!”.

AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë kërcënuese dhe të papranueshme ndaj gazetarit, nga një deputet i zgjedhur. AGK-ja e fton zotin Kraki të kërkojë falje ndaj gazetarit dhe redaksisë, dhe të ofrojë në mënyrë transparente informacionet e kërkuara.

Gazetarët duhet të lejohen që punën e tyre, në interest të publikut, ta bëjnë në mënyrë të papenguar dhe pa presion.

Të ngjashme

Të fundit