11.8 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

AGK-ja dënon fushatën linçuese të Vetëvendosjes kundër televizionit Klan Kosova

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me fushatën sistematike të partisë së parë në Kuvend, Vetëvendosje kundër televizionit privat nacional, Klan Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Alim Rama në një postim, këtë të hënë, ka bërë thirrje tek anëtarët e VV-së për bojkotimin e këtij televizioni. Një veprim i tillë linçues është i papranueshëm.

Targetimi publik i televizionit, dhe rrjedhimisht gazetarëve, kameramanëve dhe punonjësve të tjerë vë në rrezik sigurinë e tyre fizike. Një fushatë e tillë sistematike me deklarata të papërgjegjshme nga kryeministri në detyrë Kurti dhe të tjerë eksponentë të VV-së, ka bërë që të ketë disa sulme kundër gazetarëve të Klan Kosovës, në ditën e zgjedhjeve.

AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të ndalojë praktikën e të luftuarit të medieve, në përpjekjen e saj për të minuar lirinë e medieve dhe shprehjes.

Të ngjashme

Të fundit