27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë thirrje që proceduar ankimore e Klan Kosovës ndaj Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, të jetë transparente.

AGK-ja përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë thirrje ndaj “Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës.

Kujtojmë se ARBK-ja ka pezulluar certifikatën e biznesit të mediumit Klan Kosova, ky vendim kishte nxitur reagime dhe kritika të shumta ndaj pushteti.

Reagimi i plotë:

AGK-ja bën thirrje për procedurë transparente të ankesës së Klan Kosovës në ARBK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur kompletimin e dokumentacionit dhe dërgimin e ankesës së televizionit, Klan Kosova në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës.

AGK-ja, i bën thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që pa vonesë dhe në një proces transparent të caktojë përbërjen e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, dhe që e njëjta ta pranojë si të bazuar ankesën e Klan Kosovës.

AGK-ja, beson se ky veprim procedural do t’i jepte fund tentimit qeveritar për të mbyllur këtë televizion, gjë që tashmë ka ndikuar në lirinë e medies dhe pluralizmin medial në Kosovë.

Të ngjashme

Të fundit