AGK dënon sjelljen e mbrojtjes së Kurtit që pengoi punën e gazetares së Klan Kosova

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Albin Kurti, e cila pengoi fizikisht gazetaren e Klan Kosova, Vesa Hoda, teksa ajo ka provuar të bëjë pyetje për krizën rreth zgjedhjeve të reja.

Sipas reagimit të AGK-së në Facebook, kjo është një sjellje e papranueshme dhe minim i punës së gazetarëve dhe mediave.

AGK-ja i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit që mos krijojnë pengesa, por të lejojnë gazetarët dhe mediat që të bëjnë punën e tyre në kërkim të përgjigjeve për tema të interesit publik”, thotë AGK./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit