7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

AGK citon raportin e Freedom House: Qeveria e angazhuar në fushata kundër gazetarëve, me përpjekje për politizim të KPM-së

- Advertisement -

Aty përmenden shifrat e AGK-së për totalin e sulmeve deri në tetor 2023, me 30 prej tyre që kanë ndodhur në veriun e Kosovës, në mujat maj dhe qershor. Raporti përmend emërimin e Luljeta Aliut, për anëtare të KPM-së, si një përkrahëse e hapur e Qeverisë së udhëhequr nga Vetëvendosje. Po për KPM-në në raport përmendet kundërshtimi i shoqërisë civile për Projektligjin e ri të KPM-së që shihet si tendencë për kontrollimin e medieve online.

Sa i përket fushatave të Qeverisë kundër gazetarëve përmenden sulmet e zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ndaj Nacionales dhe Berat Buzhalës pas publikimit të audio incizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila me zyrtarë të Listës Serbe.  Raporti vë në pah përpjekjen e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur televizionin Klan Kosova, dhe vendimin e Komerciales kundër përpjekjeve të MINT për ta mbyllur atë.

“Në qershor 2023, juristja e medies dhe aktivistja Futura Kusari u ballafaqua me thirrje për dhunë kundër saj online. Ajo fillimisht u veçua nga Rron Gjinovci, një përkrahës i madh i Qeverisë së Kosovës, që bëri komente mizogjeniste kundër saj, pasi që ajo e kundërshtoi vendimin e qeverisë për të revokuar licencën e Klan Kosovës dhe ishte e zëshme për të kritikuar qeverinë që dështoi të ofrojë masa mbrojtëse për gazetarët që po raportonin nga veriu”, thuhet në raport.

Aty lavdërohet vendimi i shpejtë i Gjykatës për të dënuar 3 sulmuesit e gazetarit Valon Syla.

“Gjatë vitit 2023, Kosova vazhdoi të strehojë gazetarët nga Ukraina, dhe AGK-ja ofroi programe trajnimi për gazetarët ukrainas dhe ata afganë”, përfundon raporti.

Të plotë mund ta lexoni në linkun në vazhdim: https://rb.gy/dl2gcj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit