22 C
New York
Thursday, September 11, 2025

Buy now

AGK: Akuzat dhe insinuatat e Presidentes Osmani rrezikojnë sigurinë fizike të gazetarëve

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar edhe këtë të enjte me deklarata thellësisht të papërgjegjshme për postin që mban, duke lidhur “disa gazetarë” me “Radojçiqët” dhe me “grusht-shtet”.

AGK-ja e dënon ashpër retorikën akuzese dhe nxitëse të Presidentes Osmani gjatë konferencës për shtyp, pasi që ajo rrezikon direkt sigurinë fizike të gazetarëve.

Osmani u është referuar sërish raporteve të AKI-së për të forcuar akzuat “për disa gazetarë”, për të cilat AGK mendon se vënë në pikpëyetje sigurinë juridike, jo vetëm të gazetarëve, por edhe të secilit qytetar të Kosovës.

AGK-ja fton organet e sigurisë të deklarohen për këto akuza kaq të rënda, që shërbejnë si intimidim i hapur ndaj gazetarëve, në përpjekje për të ndaluar punën e tyre për të bërë pyetje në interes të publikut.

AGK-ja e fton sërish Presidenten Osmani që të heqë dorë nga praktika jodemokratike e sulmeve ndaj gazetarëve dhe medieve, dhe të luajë rolin e saj kushtetues që garanton lirinë e medias dhe shprehjes.

Të ngjashme

Të fundit