3.1 C
New York
Tuesday, January 28, 2025

Buy now

Agjenti i Osimhenit kërcënon Napolin pas talljes

- Advertisement -

Agjenti i Victor Osimhenit, Roberto Calenda, ka kërcënuar Napolin që do të ndërmarrin veprime ligjore.

Një gjë e tillë vjen pasi që faqja zyrtare e kampionëve italianë në TikTok postoi një video ku tallet qendërsulmuesi i tyre.

“Ajo që ka ndodhur sot në profilin zyrtar të Napolit në platformën e TikTokut është e papranueshme”, ka thënë agjenti i tij.

“Një video duke e tallur Victorin u bë së pari publike, por më pas me vonesë është fshirë”.

“Një fakt serioz që i shkakton dëm serioz lojtarit dhe i shtohet trajtimit që djaloshi po e vuan në periudhën e fundit midis mediave dhe lajmeve të rreme”.

“Ne e rezervojmë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe çfarëdo iniciative të dobishme për ta mbrojtur Victorin”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit