6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Agjenti i Neymar po diskuton me drejtuesit e Barcelonës në lidhje me rikthimin e brazilianit

- Advertisement -

Në më pak se një vit pasi Neymar u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germian, thashethemet e para për një rikthim në Kataloni kanë filluar të shfaqen.

Kjo ishte në vitin 2018 dhe shtatë vite më pas, përmes aventurave tek PSG, Al-Hilal dhe tani Santos, ylli brazilian duket ende i interesuar për t’u rikthyer tek blaugranasit. 

Neymar ishte lidhur me një rikthim tek Barcelona në verën kur u largua Lionel Messi dhe kishte zëra për një rikthim të tij edhe verën e kaluar gjithashtu. 

Pas rikthimit të Neymar nga lëndimi i rëndë i ligamenteve të gjurit, ai shkëputi kontratën me Al-Hilal në Arabinë Saudite dhe nënshkroi një kontratë afatshkurtër me Santosin. 

Qëllimi i tij atje është që të rikthehet në formë optimale fizike, por ai do të jetë sërish lojtar i lirë në verë dhe e përditshmja katalanase Sport, ka raportuar se agjenti i tij Pini Zahavi, i ka komunikuar drejtuesve të Barcelonës dëshirën e Neymarit për t’u rikthyer. 

Zahavi, i cili ka një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Joan Laporta, i shpjegoi atij se Neymar do të transferohej falas dhe është i gatshëm të pranojë një pagë të arsyeshme për ta bërë realitet këtë lëvizje. 

Momentalisht departamenti i sportit të Barcelonës e cilësojnë Neymarin si një opsion në tavolinë, por pa qenë i vetmi ose objektivi kryesor. 

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, sidomos duke ditur se trajneri Hansi Flick ishte kundër idesë së rikthimit të Neymar tek Barcelona

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit