27 C
New York
Friday, September 5, 2025

Buy now

Agjenti i famshëm: Zhegrova është talent i nivelit global

- Advertisement -

Agjenti që ka tentuar të sjellë Edon Zhegrovën në Itali, Serxhio Mezi ka folur për “TuttoJuve” mbi transferimin e yllit kosovar te Juventus.

Sipas Mezit, Zhegrova ka cilësi të jashtëzakonshme, si teknikisht ashtu edhe në lojën ekipore, dhe do të ketë sukses në Serie A.

Ai shton se transferimi ka ardhur me një çmim të favorshëm për shkak të kontratës në skadencë dhe të një dëmtimi të fundit, duke qenë se për Zhegrovën do të duhej paguar të paktën dyfish.

Në krahasim me Napolin, Mezi vlerëson Juventusin për stilin më ofensiv që i përshtatet lojës së Zhegrovës.

Ai përfundon me një urim për lojtarin dhe familjen e tij, duke e cilësuar talent global dhe shembull të potencialit të madh të futbollistëve nga vendet e goditura nga konflikte.

Të ngjashme

Të fundit