19.1 C
New York
Tuesday, August 19, 2025

Buy now

“Agjenti” Granit Xhaka, blerja e re e Sunderland, Nordi Mukiele tregon se si mesfushori e bindi të bashkohej me klubin anglez

- Advertisement -

Kalimi i Granit Xhakës te Sunderland ka ndikuar që edhe shumë futbollistë të tjerë të shohin projektin e klubit anglez si një mundësi tërheqëse.

Sunderland prezantoi të dielën përforcimin më të ri, mbrojtësin e krahut, Nordi Mukiele. Francezi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029 dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij për të forcuar mbrojtjen e skuadrës.

Mukiele dhe Xhaka luajtën së bashku sezonin e kaluar te Bayer Leverkusen, dhe mbrojtësi francez deklaroi se bisedat me Xhakën e ndihmuan shumë për të marrë vendimin për t’u transferuar në Ligën Premier.

“Bisedoja me Xhakën. Ai më shpjegoi pak për sfidën dhe arsyet pse zgjodhi Sunderlandin. Kur dëgjon një lojtar si Graniti, duhet ta dëgjosh me të dy veshët. Kjo është ajo që bëra”.

“Ishte gjithashtu një bisedë e gjatë, por e mirë, sepse unë marr vendime shumë shpejt. Kjo është gjithashtu arsyeja pse doja ta kuptoja vërtet këtë projekt, dhe kështu veprova”, u shpreh Mukiele.

Granit Xhaka u transferua te Sunderland muajin e kaluar nga Bayer Leverkusen për 15 milionë euro dhe ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, duke u bërë një nga figurat kyçe të klubit në Ligën Premier dhe duke luajtur rol vendimtar në tërheqjen e lojtarëve si Mukiele.

Të ngjashme

Të fundit