-2.5 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Agjenda e kandidatëve për kryeministër të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Koalicionit për Familjen

- Advertisement -

Fushata zgjedhore e partive politike ka hyrë në javën e fundit të saj.

Edhe sot kandidatët për kryeministër do t’i takojnë nga afër nëpër vise të ndryshme të vendit.

Kandidati i Partisë Demokratike Bedri Hamza, do të jetë në Drenas.

Eventi do të zhvillohet nga ora 17:00 në palestrën “Hysni Jetullahu”.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Hamza më pas do të shkojë t’i takojë edhe qytetarët e Fushë Kosovës, me fillim nga ora 18:00 në shkollën “Mihail Grameno”.

Ndërkaq aktiviteti i fundit i ditës së sotme do të zhvillohet në Prishtinë, në Shkollën Fillore “Dardania”, me fillim nga ora 19:00.

Agjendë të ngjeshur do të ketë edhe kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike, Lumir Abdixhiku.

Në ora 16:30, ai do të takohet me banorët e Strellcit të Epërm të Deçanit.

Ky tubim do të mbahet në Shkollën Fillore “Bajram Curri”.

Abdixhiku pastaj do të shkojë në Istog, ku nga ora 18:00 do të mbajë tubim me qytetarët.

Ngjarja do të zhvillohet në palestrën “IBOS”.

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku.

Ai do të jetë i pranishëm edhe në Novosellë të Pejës, ku do të takojë banorët e këtij fshati.

Aktiviteti zhvillohet me fillim nga ora 19:30 në restorantin “Shpella e Bobit”.

Tutje kreu i LDK-së, do të ketë takim edhe me gratë me fillim nga ora 21:00.

Eventi mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë.

Dhe si çdo ditë tjetër, LDK-ja do të mbajë edhe konferencë për media me fillim nga ora 11:00.

Po ashtu edhe kandidati nga koalicioni “Për Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj, do të ketë aktivitete të shumta sot.

Haradinaj do të jetë në Korishë të Prizrenit, ku do të ketë një takim me qytetarët.

Ky organizim mbahet në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët ‘Dëshmorët e Kabashit’.

Vend të veçantë në programin e AAK-së për sot zënë edhe të rinjtë ku kreu i kësaj partie do të ketë një takim me ta.

Ky takim mbahet me fillim nga ora 18:00, në Shirokë të Suharekës, në “Lami Palace”.

Ramush Haradinaj do të ketë takim edhe me banorët e Hasit me fillim nga ora 20:00.

Ky aktivitet mbahet në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Budi”, në Lubizhdë të Prizrenit.

“Tubimet të tjera në fshatra, lagje qytetesh e bashkësi lokale, organizohen nga shtabet komunale zgjedhore”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Edhe Koalicioni për Familjen do të ketë disa aktivitete për ditën e sotme në Prizren.

Ndërkaq tubimi i madh mbahet në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen.
Eman Rrahmani nga Koalicioni për Familjen.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit