3.6 C
New York
Friday, March 21, 2025

Buy now

Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35-vjetorin e themelimit të LDK-së atje

- Advertisement -

Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende.

Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i cili thotë se LDK ka mbajtur një tubim më 35-vjetorin e partisë në Podujevë, por që sipas tij, hapësira e restorantit nuk ishte e mbushur me simpatizantë e anëtarë të partisë.

Veliu shtoi se ky organizim “i dështuar” u tentua të mbahej larg syrit të opinionit dhe thotë se nuk ishin të ftuar ”protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë”.

Postimi i plotë:

Absurdi i një tubimi në 35-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, dështimi i të cilit u provua të fshehej nga opinioni.

Në restorantin gjysmëbosh, në shënimin e themelimit të lëvizjes më të madhe politike në vend, nuk ishin protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë.

Hiç një pjesë prej të pranishmëve, disa prej tyre – përfshirë dy “liderët” – do të duhej ta shënonin pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit